Futbollistët shqiptarë po tregojnë gjithnjë e më shumë rritje në nivelin e tyre dhe kjo pasqyrohet pastër nga interesimet e klubeve europiane. Shumë talente të rinj e kanë hedhur hapin e radhës në karrierë, ndërsa pritet që të njëjtën gjë ta bëjë edhe futbollisti i Superligës së Kosovës, Milot Avdyli.
Mesfushori i Trepçës ’89 ka konfrimuar se në drejtim të tij kanë mbërritur dy oferta. Është “Indeksonline” ai që zbulon se një prej klubeve të interesuara është Shturm Graci. Skuadra austriake dëshiron shërbimet e 18-vjeçarit, që nëse arrihet akordi do t’i bashkohet kështu sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Bekim Balaj. Mësohet se klubi nga Kosova synon që të ruajë ende një përqindje të kartonit të Avdylit në rast se lojtari shitet sërish në të ardhmen./Halit Delibashi-Sport Ekspres/