Numri i lojtarëve shqiptarë në Serinë A pritet të shtohet edhe më shumë. Marvin Çuni do të jetë futbollisti shqiptar i radhës që do të luajë në elitën e futbollit italian. Xhanluka di Marcio bën me dije se 21-vjeçari do t’i bashkohet skuadrës së Frosinones.
Marrëveshja pritet të zyrtarizohet ditën e hënë, kur palët do të firmosin kontratën 3-vjeçare. Çuni është pjesë e ekipit të dytë të Bajernir të Mynihut, ndërsa sezonin e shkuar e kaloi i huazuar në radhët e Sarbrykenit në Bungesliga 3 të Gjermanisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/