Një tjetër orar për derbin e Superiores, Trashi: Tradita vazhdon, por do jetë më ndryshe

Derbi i Superiores e ka ndryshuar orarin sa i përket javës së gjashtë të Superiores. Fillimisht ishte caktuar se kjo ndeshje do të luhej në orën 16:00, ndërsa te Tirana kërkuar edhe ndryshimin për ditën e premte.

Por FSHF ka vendosur që të bëj një ndryshim për këtë takim, për ta shijuar në mbrëmje. Pas garancisë së marrë nga ana e OSHE se do të ketë furnizim të pandërprerë me energji elektrike, derbi do të luhet në orën 19:00 të dielën.

Tirana e ka kthyer në mallkim ndeshjen me Partizanin, ndërsa nuk po arrin të fitojë një takim të tillë prej kohësh. Por Lorenc Trashi në prononcimin për mediat shprehet se historia këtë herë do të jetë disi më ndryshe, duke parë formën e bardhebluve.

“Do jetë një derbi më ndryshe, duke parë edhe atmosferën që ka klubi i Tiranës dhe tifozët që kanë krijuar besim te ekipi. Megjithatë tradita vazhdon dhe tregon që Partizani nuk ka asnjë humbje në këto 5 vitet e fundit. Kjo ndeshje nuk do motivim, pasi motivohet nga vetë atmosfera dhe besoj se çunat do të japin 100% e tyre.

Janë vetëm 5 ndeshjet e para të sezonit. Normalisht që frikë duhet të kemi, megjithatë ai emocioni ekziston tek të gjithë lojtarët, si te ne ashtu edhe te Tirana. Sikur një lojtar të mos i ketë luajtur këto 5 ndeshje dhe të jetë pa minuta në këmbë dhe, të luajë 90 minuta në derbi jam i bindur se do luajë shumë mirë, vetëm nga atmosfera që krijohet.

Kemi një trajner italian dhe normalisht ka atë filozofinë mbrojtëse, por ne do të sulmojmë gjithmonë përpara dhe nuk do të presim asnjë ekip prapa, besojmë që do të jetë një ndeshje e bukur dhe do ta zgjidhin sulmuesit”, ka thënë Trashi. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online