Një tjetër legjendë e Milanit dështon si trajner, Stam jep dorëheqjen te Fejnordi

Shumë legjenda të Milanit kanë zgjedhur që karrierën e tyre të re jashtë fushës së blertë si protagonist, ta vazhdojnë në stol duke drejtuar një klub. Por realisht të pakët janë ata që mund të përmenden të suksesshëm.

Jo çdo lojtar i madh mund të bëhet edhe trajner i tillë. Këtë e ka vërtetuar edhe Jaap Stam. Ky i fundit është dorëhequr nga skuadra e Feynordit. Pas një nisje aspak të mirë të kampionatit holandez, ka ardhur edhe vendimi.

Gjithçka kulmoi me atë humbje ndaj Ajaksit në shifrat 4-0. Me vetëm 3 fitore në 11 ndeshje, Stam ka zgjedhur të largohet përpara se të nisnin edhe koret kundër tij nga tifozët e Fejnordit. /Sport Ekspres/