Një tjetër emër i madh i Serisë A vrapon pas parave, Lorenzo Insigne zgjedh që të shkojë në MLS

Në qershor të këtij viti, Lorenzo Insigne nuk do të jetë më lojtari i Napolit. 30 vjeçari ka pranuar një ofertë nga skuadra e Torontos, e cila luan në ligën amerikane “MLS”. Mësohet se italiani do të përfitojë një pagë, të cilën se ka arritur kurrë në karrierën e tij.

Shifra që Insigne do të përfitojë në MLS është rreth 11 milionë dollarë neto në sezon  plus 4.5 milionë dollarë bonuse. Njoftimi pritet të bëhet zyrtar nga të dyja skuadrat në datën 8 janar. Lorenzo Insigne u bë pjesë e Napolit në vitin 2010, ndërsa largohet nga kjo skuadër pas 12 vitesh. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online