Një tifoz në koma, UEFA e tronditur nga dhuna në Liverpul

Triumfi i Liverpulit mbrëmë ndaj Romës është zbehur nga lajmet për trazirat para ndeshjes dhe për sherret e egra mes tifozëve, me një tifozë të Liverpulit që është në gjendje të rëndë. Bëhet fjalë për Shon Koks, 53-vjeçar nga Irlanda, i cili u sulmua nga një grup tifozësh të Romës dhe ka marrë goditje të forta në kokë, duke qenë në koma dhe duke rrezikuar dëmtime të rënda në tru. Situatë dramatike, që ka tronditur rëndë qytetin e Liverpulit, ndërkohë që policia ka arrestuar 5 italianë dhe 4 anglezë, përfshirë autorët e sulmit ndaj tifozit që rrezikon jetën.

https://www.youtube.com/watch?v=mYdxG7QxEyI

UEFA – UEFA ka mbetur jashtëzakonisht e tronditur nga incidentet e dhunshme në Liverpul dhe ka bërë thirrje për masa shumë të ashpra. “Në këtë moment mendojmë për viktimën dhe familjen e tij. Autorët e këtij sulmi nuk e kanë vendin në botën e futbollit dhe besojmë se do të trajtohen me ashpërsi ekstreme. Presim raportet e plota të të dërguarve tanë, para se të vendosim për masa disiplinore”., thuhet në deklaratën e UEFA-s.

ROMA – Klubi verdhekuq ka kërkuar falje publike: “Roma dënon ashpërsisht sjelljen e tmerrshme të një pakice nga tifozeria jonë. Personat e përfshirë në dhunën e djeshme turpërojnë klubin dhe gjithë romanistët që janë sjellë në mënyrë shembullore në Anfield. Sjellje të tilla prej burracaku nuk kanë vend në botën e futbollit. Kemi ofruar bashkëpunimin tonë të plotë me Liverpulin, UEFA-n dhe autoritetet. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për tifozin e Liverpulit të shtruar në spital”.

https://www.youtube.com/watch?v=mYdxG7QxEyI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *