Nga Klaudio Ndreca
Jurgen Celhaka është një nga prodhimet më të mira të Tiranës, ndërsa u përshtat lehtë dhe mori vendin e titullarit në ekipin e parë. Menjëherë duke treguar rëndësinë jetike që ka në këtë skuadër, pavarësisht moshës së re.
Kjo ka sjellë edhe interesimin nga ekipi që është “i çmendur” pas Superiores. Këtu po flasim për Menemesporin, që kërkon një listë të gjatë të futbollistëve nga kampionati ynë. Por Celhaka është në kontratë me Tiranën dhe për ta larguar prej aty, kërkohet një ofertë joshëse. Për më tepër që klubi kryeqytetas pret pjesëmarrjen në “Champions League”, ndërsa me një paraqitje të mirë, vlera e Celhakës mund të dyfishohej.
Mbetet ende të pritet se çfarë do të bëhet në të ardhmen me këtë lojtar, ndërsa Menemespori vazhdon që të shtojë listën e gjatë të dëshirave për transferime nga Shqipëri. Aktualisht janë Gentian Selmani dhe David Domgjoni, dy futbollistët që përfaqësojnë skuadrën turke dhe kanë rezultuar si zgjedhje të goditura, duke hapur derën për të tjerë bashkëkombas. /Sport Ekspres/