“Një si Bajrami i duhej Shqipërisë”, Klaus Gjasula tregon Kombëtaren: Njëri sakrifikon për tjetrin, Botërori varet nga ne

Klaus Gjasula e ka rritur së tepërmi performancën e tij me nivelin që ka treguar te Shqipëria në ndeshjet e shtatorit. Mesfushori në fjalë ishte futbollisti kyç për kuqezinjtë që kishin më shumë qetësi dhe siguri për të bërë edhe lojën sulmuese, duke tentuar ndryshimin e mentalitetit. Në një intervistë për “Sport Magazine” në moderimin e Drilon Xhepollarit, Gjasula ka treguar më tepër nga Shqipëria e Rejës dhe foli veçanërisht për Bajramin.

“Me Poloninë dhe Hungarinë e dinim që do të ishin takime të vështira, por e treguam veten. Me Poloninë bëmë lojë të mirë, nuk sollëm dot rezultatin. Me Hungarinë ishte e rëndësishme që të fitonim dhe lamë grupin hapur. Tani presim ndeshjet e tetorit. Hungaria ishte shansi i fundit dhe me një humbje do mbaronte gjithçka.

Prandaj ishim shumë të kujdesshëm. Një lojtar si Bajrami i duhej Kombëtares. Gëzohemi që është me ne. Duhet të fitojmë me patjetër ndeshjet e tetorit. Vetëm me dy fitore jemi të sigurt në vendin e dytë. Të gjithë futbollistët janë optimist për ndeshjet e tetorit dhe për vendin e dytë. Ne jemi si grup te Kombëtarja, njeri sakrifikon për tjetrin”, tha Gjasula. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online