Në ditën e përvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, kombëtarja e femrave nuk ka mundur të na dhurojë një gëzim, por është shkatërruar me rezultatin 5-1 në sfidën e zhvilluar në Biel, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2019.
Humbje e pestë radhazi për vajzat e Grimës, për më tepër e ardhur nga këmbët e një shqiptare, sepse autore e dy golave me skuadrën e Zvicrës ishte Florjana Ismaili, që luan me St Galenin në kampionatin e kategorisë.
Edhe pse kuqezinjtë barazuan me Krasniqin në minutën e 29’, më pas pësuan plot katër gola të tjerë.
Vetëm pak ditë më parë, Polonia na mundi 4-1 në “Loro Boriçi”.