Mes shumë ekipeve që kanë shfaqur interesin e tyre për Armando Brojën, renditet sërish një ekip i Eredivisie. Por këtë herë nuk bëhet më fjalë për Viteshen, skuadra ku sulmuesi shqiptar shkëlqeu pas huazimit nga Chelsea.
Sipas asaj që raporton “CBS Sports Golazo”, kampionët e edicionit të shkuar dhe skuadra e njohur në Europë, Ajaks, është rreshtuar me Ëest Ham, Leicester dhe Napolin për të pritur vendimin e Cheleat. /Sport Ekspres/