Shteti ka folur për herë të parë sa i përket futbollit dhe kërkesës që FSHF ka dërguar te Ministria e Shëndetësisë për të marrë dritën jeshile për futbollin. Kështu është hartuar plani që në datën 2 maj të nisi stërvitja për klubet dhe të përgatiten për nisjen e kampionatit. Por nga ana tjetër, Qeveria e ka marrë më shtruar dhe qetë këtë çështje. Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë një reagim të shkurtër për “Report TV” në lidhje me këtë temë, megjithëse pa dhënë asnjë përgjigje konkrete.
“E kemi marrë këtë kërkesë(nga FSHF) jemi duke e diskutuar por jem ende herët për të folur për hapjen e kampioneve edhe pa tifozë. Duhet të garantojmë jetën e sportistëve gjithashtu. Nuk kemi ende një vendim për këtë’, tha Manastirliu. /Sport Ekspres/