Një propozim i ri në La Liga që do të ndryshojë historinë e arbitrimit, do të japin shpjegime të vendimeve para tifozëve

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Një propozim i ri vjen në La Liga nga ana e arbitrave spanjollë. Ky propozim do të shënojë një ndryshim rrënjësor në mënyrën sesi gjykohet përgjatë 90 minutave të një ndeshje futbolli. Por për çfarë flitet?

Sipas asaj që është duke u diskutuar, gjyqtarët spanjollë kanë propozuar në La Liga që duke filluar nga sezoni tjetër, të shpjegojnë vendimet që do të marrin pas ndërhyrjes së VAR, te tifozët të cilët do të jenë në stadium. Pra shpjegime nuk do të jepen vetëm për futbollistët, por edhe për tifozët. Sigurisht që në pamje të parë duket si një hap pozitiv, por një vendim kundër shumicës së stadiumit dhe shpjegimi i tij do të sillte edhe shumë nota ilariteti. /Sport Ekspres/