Shqipëria do të përballet në datën 28 mars ndaj Anglisë në takimin që do të zhvillojë në “Air Albania”. Kuqezinjtë do të kërkojnë që të marrin gjithçka në këtë ndeshje për të luajtur ato pak shanse që ekzistojnë për vendin e dytë.
Ndërkohë një problem më pak vjen për trajnerin Reja pasi është konfirmuar mungesa e yllit të Dortmundit, Sancho. Këtë e ka treguar trajneri i ekipit të Bundesligës, Terzic, i cili është shprehur se Sancho do të rikthehet në muajin prill pas dëmtimit që kaloi. /Sport Ekspres/