Një prej lojtarëve që la gjurmë në historinë e futbollit, Mesut Ozil tërhiqet nga futbolli: Erdhi koha e largimit

Ish-kampioni i botës dhe një nga mesfushorët më të mirë të historisë, Mesut Ozil, ka bërë të ditur zyrtarisht se ka përfunduar karrierën e tij futbollistike.

Një muaj më parë, mediat në Turqi shkruanin se Ozil papritur mori një vendim për t’i dhënë fund karrierës së tij, ndërsa ishte nën kontratë me Basaksehir.

Në fund, rezultoi se informacioni ishte i saktë. Të gjitha këto sot i konfirmoi zyrtarisht gjermani me origjinë turke.

“Pas shqyrtimit të kujdesshëm po shpall tërheqjen time nga futbolli profesionist. Kam pasur privilegjin të jem futbollist profesionist për gati 17 vjet dhe i jam tepër mirënjohës. Në javët dhe muajt e fundit, pasi pësova disa dëmtime, u bë e qartë se ishte koha për t’u larguar.

Ishte një udhëtim i mrekullueshëm i mbushur me momente dhe emocione të paharrueshme. Faleminderit klubeve të mia, Schalke, Werder, Real Madrid, Arsenal, Fenerbahce, Basaksehir dhe trajnerët e mi që më mbështetën dhe shokët e mi të skuadrës që u bënë miqtë e mi”, shkruan Ozil. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online