Tirana kërkoi ndihmën e policisë pasi sipas tyre një tifogrup kishte menduar ngritjen e një droni me simbolet shqiptare. Por nëse plani do të vendosej në zbatim, atëherë bardheblutë mund të marrin një dënim të rëndë nga UEFA që i rrezikon garën europiane.
Së fundmi një pajisje e re ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”. Funksioni i saj është për të bllokuar valët duke e bërë të pamundur ngritjen e dronëve të telekomanduar. Kjo vjen e raportuar nga “Top Channel”, ndërsa do të vendoset në punë menjëherë me fillimin e ndeshjes, duke zgjidhur problemin e Tiranës pasi asnjë dron nuk mund të fluturojë në “Air Albania”. /Sport Ekspres/