I pari që çeli merkaton e janarit ishte i magjishmi Zlatan Ibrahimovic. I njohur për karakterin e tij, suedezi vendosi të trazojë pak ujrat duke përhapur lajmin se është I lirë dhe pa skuadër pas aventurës në Amerikë. Interesimi për sulmuesin 38 vjecar ka qenë I mëdh nga disa skuadra, ku së fundmi u shpreh se Milan mund ta rikthente sërish bomberin shtatlartë.
Megjithatë në garë janë futur edhe ekipet e vogla për shërbimet e sulmuesit. Sipas raportimeve interesim ka pasur nga Parma, ndërsa më herët ishte Bolonja. Drejtori sportiv, Daniele Faggiano ka shprehur dëshirën e madhe për të pasur Ibrën në ekip, megjithëse mundësit janë të vështira në këto moment. Për majën e sulmit të Parmës, mediat në Itali sugjeruan emrin e Kastriot Dërmakun disa ditë më parë pas situatës emergjente. Mbrojtësi shtatlartë si duket bind me fizikun e tij edhe për rolin në majën e sulmit, aq sa për një moment drejtuesit në rastet e mungesave, Dërmaku t’i rishikohet pozicioni./Sport Ekspres/