Një nga ekipet më të dobëta të Islandës, lojtarët vetëm sa kalojnë klasën kundër Shqipërisë

Islanda dhe Shqipëria u ndalën në një barazim 1-1 mbrëmjen e djeshme. Një mungesë përqendrimi në mbrojtje i kushton shtrenjtë kuqezinjve, duke mos arritur të marrin tre pikët përballë një nga ekipeve më të dobta të Islandës që kanë hasur në historinë e tyre. Islanda zhvilloi një lojë të vakët, ku i vetmi rrezik erdhi nga autori i golit dhe Sigurdson. Në vlerësimin e bërë pas ndeshjes nga media ishullore “Visir.is”, pjesa dërrmuese e futbollistëve janë vlerësuar me notë kaluese 5.

Portieri ka marrë vlerësimin 4 për paraqitjen e zhvilluar, ndërsa Magnuson, Olafson, Sampsted, Bjarnason, Helgason, Gudjohnsen, Anderson, Haraldson, Thrandarson dhe Elerdson kanë kaluar klasën dhe kanë marrë notën 5. Të vetmit që bëjnë përjashtim në Kombëtaren islandeze Johaneson dhe Sigrudson (Njeriu i ndeshjes) që vlerësohen me notën 7, ndrësa autori i golit, Thorsteinson ka marrë vlerësimin 6.5. Ndërkaq, qendërmbrojtësi Gretarson veçohet në repartin e tij, teksa “Visir” i cakton notën 6 për mënyrën se si përballoi sulmin e Shqipërisë./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online