Një ndeshje “PO” dhe një ndeshje “JO”, ky është ajo që frikëson më shumë te Kukësi

Kukësi ka qenë një nga ekipet që ka investuar më shumë para nisjes së sezonit. Tashmë ka kaluar faza e parë dhe një mendim është krijuar mbi skuadrat që luajnë në Superiore. Por nëse në historitë mbi klubet e tjera mund të gjenin justifikim nisja vonë e përgatitjeve apo lojtarët që nuk njiheshin me njëri-tjetrin, te verilindorët është e qartë: “Titulli kampion, të gjithë janë aty”.

Presidenti Gjici e tha hapur pas ndeshjes me Partizanin: “Faji i kujt është? Nuk e di, unë i solla lojtarët. Pyesni ata”. Nëse shohim renditjen ka shumë afërsi mes skuadrave dhe të gjithë mund të pretendojnë me shifrat matematikore për titullin.

Por te Kukësi ajo që frikëson është vazhdimësia. Kjo skuadër pavarësisht emrave të frikshëm për kampionatin shqiptar, nuk i ka dy fitore bashkë dhe që vijnë radhazi. Vetëm në nisjen e kampionatit ka arritur ta bëj një gjë të tillë ndaj Partizanit dhe Flamurtarit. Më pas gjithmonë ka disa hapa të gabuar, për të ardhur te një fitore. E njëjta histori për të vazhduar me disa rezultate zhgënjyese dhe për të mbërritur sërish te një fiotore siç ndodhi ndaj Luftëtarit 4-1 herën e fundit apo me Tiranën 2-1 përpara disa javësh, kur vinte me vetëm një pikë në përballjet ndaj Laçit dhe Bylisit.

Pra alarmante është fakti se ndryshe nga Tirana apo ndonjë skuadër tjetër, Kukësi nuk ka kaluar “mini-kriza” dhe është zgjuar për një moment, por ka shfaqur shumë luhatje gjithë kohës. A është gati kjo skuadër për të fituar Superioren, me këtë rivalitet dhe në këtë rrugë? /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online