Një natë me emocione në Itali! Jo vetëm Juventusi, Interi dhe Roma pësojnë goditje të mëdha

Juventusi u ndëshkua me -15 pikë dhe kjo ndryshon në mënyrë dramatike sezonin e klubit torinez, por edhe situatën në tabelën e Serisë A.

Bianconerët janë tani me 22 pikë, 12 pikë prapa Ligës së Kampionëve dhe një mision i pamundur i pret për të shkuar në kompeticionin elitar të sezonit të ardhshëm.

E teksa në Itali po mbushen me lajmet për Juventusin, një natë emocionesh ishte për tifozët e Interit dhe Romës për shkak të goditjeve nga dy lojtarët. 

Nerazzurrët ishin të parët që u goditën. Një nga lojtarët më të mirë dhe njeriu që tifozët e klubit të Milanit e shohin si kapiten i tha “jo” zgjatjes së kontratës.

Milan Skriniar ka marrë ofertë nga Interi për të vazhduar bashkëpunimin dhe nga sezoni i ardhshëm do të veshë fanellën e PSG-së. 

Interi punoi për një kohë të gjatë për një kontratë të re për mbrojtësin sllovak, por në fund do të humbasë liderin e mbrojtjes. Me sa duket, ata mund ta shesin atë për një shifër nga 10 deri në 15 milionë.

Dhe Roma mbetet pa një nga lojtarët kryesorë të saj. Nicolo Zaniolo ka fshirë veten nga lista e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Spezias dhe pritet të kalojë në Angli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online