Një lojtar shqiptar që hyn “përjetësisht” në historinë e Zvicrës, kanë dalë edhe nga grupet

Pas rezultateve të grupit B gjatë ditës së djeshme, Zvicra është defakto e kualifikuar në 1/8 e Euro 2020, si një nga të tretat më të mira. Fitorja 1-3 ndaj Turqisë rezultoi e suksesshme për zviceranët. Pas konfirmimit të pjesëmarrjes përtej fazës së grupevem Shaqiri ka postuar në rrjetet sociale.

“1/8 finale po vijmë. Forca Zvicër”- shkruhet në postimin e tij në Instagram. Xherdan Shaqiri ishte protagonisti kryesor i ndeshjes Turqi-Zvicër me golin e tij spektakolar. Goli i tij mori vëmendje në rrjetë sociale, teksa dhe vetë faqja zyrtare e Euro 2020 e shpërndau në kryefaqen e saj. Ndërkohë lojtari shqiptar është në historinë e Zvicrës pasi ka shënuar më shumë gola në turne të këtij niveli pasi arriti kuotën e 7 realizimeve,  duke kaluar Josef Hugi me 6 gola. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *