“Një lojtar që nuk ka lëkurë të bardhë nuk luan në Kombëtaren tonë”! Skandal plas te Bullgaria me zyrtarin e lartë: Sa të jem unë këtu nuk do i marrim

Një skandal i madh ka plasur në Bullgari. Drejtori i ekipeve kombëtare, Georgi Ivanov, ka dhënë një deklaratë të fortë që ka pasur shumë polemika. Ivanov shfaq ra.cizmin e tij dhe shprehet se asnjë lojtarë i huaj nuk do të jetë pjesë e Kombëtares së Bullgarisë.

“Një lojtar që nuk ka lëkurë të bardhë nuk do të luajë për Kombëtaren. Nuk do të luajnë as ata që kanë marrë nënshtetësinë. Në Kombëtaren e Bullgarisë duhet të luajnë vetëm bullgarët. Sa të jem unë këtu, Bullgaria nuk do të ketë asnjë lojtar me pasaportë të huaj dhe me ngjyrë tjetër lëkure”, tha Ivanov. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *