Samuel Eto’o duhet të japë llogari përpara gjykatës për mos repektimin e vendimit të këtij insittucioni. Erika do Rosario është ligjërisht vajza e tij, por duket se ish-futbollisti nuk është interesuar asnjëherë për të. Gjykaka i ka vendosur një pension mujor prej 1400 eurosh për t’u paguar, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë. Madje, Eto’o nuk i është përgjigjur përgjegjësive të tij si baba për të ndihmuar vajzën e tij legjitime edhe në periudhën kur kjo e fundit iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Nëna e Erikës, Adileusa Dee Dee do Rosario, ka folur për “La Vanguardia”, ku ka shpjeguar se ish-lojtari i Interit refuzon kategorikisht të kryejë detyrimet e tij ndaj vajzës. Për më tepër, me gjakftohtësi mësohet të jetë shprehur se nuk i intereson aspak edhe nëse vajza e tij së bashku me nënë e saj do të kishin ndërruar jetë.
“Mjekët duhej të dinin historinë mjekësore të prindërve, për të zbuluar nëse kishte një histori. Ajo ishte tre vjeç e gjysmë. Kontaktova një mik të përbashkët dhe ai m’u përgjigj se preferonte të mos këmbëngulte. ‘Shiko, Dee Dee, tashmë ia kam thënë dhe herën e fundit më është përgjigjur ‘për mua sikur të vde.sin nëna dhe vajza, më lër të qetë’. Unë isha absolutisht e shkatërruar”, ka thënë nëna e vajzës së Samuel Eto’o-së./Halit Delibashi-Sport Ekspres/