Një lojtar alla Broja, me të njëjtin difekt! Ja se çfarë duhet të presin tifozët e Shqipërisë te Anis Mehmeti, ka “magnet” te këmbët

Anis Mehmeti pritet të jetë “AS-i” nën mëngë që Silvinjo mund të hedh në tavolinë për të thyer lojën e Polonisë. Futbollisti i Bristol City është thirrur për herë të parë nga Kombëtarja A, por çfarë duhet të presin tifozët?

Stili i Mehmetit është alla Broja. Ky lojtar i pëlqen duelet një kundër një dhe në shumë raste i lë targën rivalit. Nuk janë të pakta rastet kur Mehmeti kërkon të driblojë tre apo katër kundërshtarë.

Pika e tij e dobët është fakti se nuk e lëshon lehtë topin nga këmbët. Kjo kritikë i është bërë edhe në Angli, pasi Mehmeti nuk i shërben lehtë shokët e ekipit, por do të futet me top në portën kundërshtare. Gjithashtu edhe finalizimi i tij nuk ka saktësinë më të madhe, por ka aftësi për të rrezikuar nga kënde të pamundura. Me vallëzimet dhe driblimet dehëse, polakët mund të kapen në befasi nga një debutues i Silvinjos. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online