Një legjendë i largohet futbollit të luajtur, Kros do ta mbyll pas EURO24 me Gjermaninë

Kampionati i ardhshëm evropian në Gjermani do të jetë i veçantë për mikpritësin pasi 34-vjeçari Toni Kroos do t’i japë fund karrierës së tij.

Kroos vendosi t’i japë fund karrierës së tij futbollistike pas Kampionatit Evropian dhe kontrata e tij me Real Madrid skadon këtë verë.

Kishte spekulime për klubin e ri të Kroos, por asgjë nuk doli e vërtetë. Europiani i Gjermanisë do të jetë kompeticioni i fundit i madh për këtë mesfushor 34-vjeçar. Gjithçka e ka njoftuar vetë futbollisti me një reagim në rrjetet sociale. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/