Një largim i befasishëm si i Gent Muçës, mbrojtësi nuk i ndërron ngjyrat dhe i hap rrugë…Bekaj

Një largim i befasishëm ishte ai i Gent Muçës nga ekipi i Tiranës. Mbrojtësi kishte kërkuar që ta mbyllte me bardheblutë në Shqipëri, ndërsa si arsye përmendet në media për mungesën e vendit të titullarit në ekip. Nga ana tjetër futbollisti është duke u bërë gati për një aventurë të re e cila pritet që të zyrtarizohet së shpejti. Ngjyrat nuk do të ndryshohen, por këtë herë Bekaj do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës me Prishtinën.

Rruga për bashkëpunim mbetet e hapur edhe falë Visar Bekajt. Drejtuesit e Prishtinës dhe Tiranës e kanë treguar se mund ta gjejnë lehtë gjuhën e përbashkët mes tyre dhe për këtë arsye mbyllja e procedurave për Muçën nuk pritet të has shumë probleme, por do të mbyllet brenda pak orëve. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *