Një kampionat si rrallë në vitet e fundit, titulli i “Abissnet Superiore“-s mban aromë derbi

Fundi i vitit 2022 na jep një panoramë krejt ndryshe nga vitet e fundit në kampionatin shqiptar. Titulli kampion këtë sezon mban aromë derbi, teksa Partizani dhe Tirana po garojnë fort me njëri-tjetrin për kreun. Vendi i parë është alternuar mes tyre në këto 15 javë të para të “Abissnet Superiore”-s.

Dy klube emblemë të futbollit shqiptar, që tashmë e gjejnë veten të dy në lartësinë e së shkuarës. Vitet e fundit kanë qenë të rralla momentet kur të dy ekipet kanë gëzuar një formë të këtillë njëkohësisht, çka e bën më të veçantë dhe më joshëse garën në elitën e futbollit tonë.

Si Partizani, ashtu edhe Tirana, kanë në përbërje lojtarë të një niveli të lartë në “Abissnet Superiore” dhe kanë treguar futboll të bukur deri më tani. Loja ka shkuar krahë për krahë me rezultatet dhe diferenca mes tyre është vetëm 4 pikë. Një hendek mjaft i vogël që mund të përmbyset në çdo moment. Një garë që aq shumë i kishte munguar tifozëve, e që është e gjitha për t’u shijuar./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online