Erling Haland arriti të shënonte dy gola në fitoren kundër Uest Hemit në ndeshjen e parë në Premier Ligë. Norvegjezi kalon nga “ferri“ në “parajsë“ në fare pak kohë, teksa tifozët e harruan shpejt atë rast të humbur pak metra larg portës një javë më parë. Këtë e sjellë në kujtesë edhe vetë trajneri i Mançester Sitit. Në intervistën pas ndeshjes, Guardiola u mbyll gojën kritikëve, të cilët një javë më parë e quajtën dështim dhe tani e krahasojnë me Ronaldon dhe Henrinë.
“Një javë më parë, kur ai humbi atë mundësi që pati, ai ishte një dështim. Njerëzit thonin se duhet të përshtatet me Premier Ligën. Të gjithë po qeshnin me të. Tani po e krahasojnë me Tieri Henrinë dhe Kristiano Ronaldon. Duhet kohë. Është ndeshja e parë në Premier Ligë. Është vetëm 21-21 vjeç, ka një karrierë të gjatë”, ka thënë Pep Guardiola./Halit Delibashi-Sport Ekspres/