“Një jashtëtokësor” me lëvizjet e Messit, ja kush ishte lojtari që i mori vendin Manajt te Barcelona

Barcelona po luan sot ndeshjen e vlefshme për Kupën e Mbretit kundër Leganesit, ndërsa Rei Manajt nuk i është realizuar ëndrra për të qenë pjesë e ekipit të parë në këtë takim. Grumbullimi i sulmuesit shqiptar përkrahë emrave si Messi apo Griezman në seancën e djeshme stërvitore bëri shpresat të ndizeshin për të. Por në fund trajneri Setien ka zgjedhur t’i besojë një tjetër futbollisti nga skuadra B në vend të Manaj.

Bëhet fjalë për Collado, që është një lojtar me cilësi mjaft të larta, veçanërisht në kontrollin e topit. 20-vjeçari vjen nga akademia e katalanasve, ndërsa ndaj Valencias ka ërë edhe debutimin e tij në La Liga. Duket me tiparet e Messit, një jashtëtokësor me mbajtjen e topit dhe me lëvizje hipnotizuese për kundërshtarët e tij. Setien ka vënë në zbatim një modul të ri loje për Barcelonën, i kushtëzuar edhe nga mungesa e Suarez, me vendosjen 3-4-1-2, me Messin dhe Griezman të vetëm në majën e sulmit. Një skemë e tillë ka ngjallur pakënaqësi te futbollistët katalanas, që prej shumë kohësh luajnë me modulin 4-4-3, ndërsa tani nuk po arrijnë të ambientohen me mënyrën e re duke e treguar këtë edhe në rezultatet zhgënjyese.

Por për të arritur te skema klasike e skuadrës blaugrana nevojitet një “9” në vijën sulmuese për të zëvendësur pikërisht Luiz Suarezin. E në këtë moment në Spanjë e kanë të qartë, i vetmi sulmues “9” i mirëfilltë që Barcelona ka është Rei Manaj./Sport Ekspres/

https://www.youtube.com/watch?v=Ur1hrV6AcLg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *