“Një humbje e madhe për Shqipërinë”! Duka reagon për ndërrimim e jetës të Ismail Kadare: I la vendit tonë një trashëgimi

Një lajm i trishtë mbërriti, Ismail Kadare nuk jeton më. Mbi këtë ka reaguar edhe kreu i FSHF, Armand Duka, i cili u shpreh se Kadare ka lënë një trashëgimi të madhe për vendin tonë.

“Ismail Kadare, një humbje e madhe për Shqipërinë! E trishtë të mësosh që Ismail Kadare nuk jeton më. Vendi ynë ka humbur një shkrimtar të madh, një kolos të letrave, i cili e bëri Shqipërinë të njohur anembanë botës.

Kadare ikën, por i lë vendit tonë dhe gjithë botës një trashëgimi të madhe kulturore, kryevepra letrare të përkthyera në 45 gjuhë të ndryshme.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, të afërmit dhe miqtë e Kadaresë, të cilët do ta ndjejnë shumë mungesën e tij.U prehsh në paqe Ismail Kadare”, shkruan Duka. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/