Një histori filmi që tani i vjen fundi i hidhur! Portieri i Barcelonës shpërtheu në lot pas ndeshjes me Realin, do të lërë futbollin për herë të dytë 

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Szczesny ka pasur një vit të jashtëzakonshëm pas tij dhe nëse dikush do t’i kishte treguar këtë verë se çfarë e priste, ai ndoshta nuk do të kishte besuar as 1% të asaj historie.

Polaku u tërhoq nga Juventusi në fund të gushtit dhe vetëm një muaj e gjysmë më vonë u kthye nga pensionimi dhe nënshkroi për Barcelonën. Në pjesën e parë të sezonit nuk u aktivizua, por që nga janari kaloi pothuajse çdo minutë në portën e katalanasve dhe tregoi edhe një herë cilësinë e tij.

Është e qartë se Szczesny erdhi në Barcelonë vetëm për shkak se Marc-Andre ter Stegen u lëndua, por pakkush e priste që polaku të përfundonte me një rol kaq serioz në Barcelonë. 

Menjëherë pas El Clasico, shumë panë se sa emocionues ishte Szczesny që derdhi lot. Mendohej se e bëri sepse ishte afër fitimit të një trofeu tjetër, por duket se ka një arsye tjetër.  

Sipas mediave spanjolle, edhe pas përqafimit që ai pati me bashkëshorten e tij pas ndeshjes, Szcesny nuk do të rinovojë kontratën me Barcelonën dhe po shijon gjithçka në ditët e fundit me klubin katalanas. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/