“Ky ishte momenti për të bërë hapin e madh të karrierës”, pasi Tirana i dha besimin Michael Ngo për ta kthyer në rrugën e duhur pas problemeve që hasi në karrierë, mbërriti momenti i lamtumirës. Sulmuesi kërkoi që të provonte një mundësi të re në karrierë dhe të mbërrinte në majat më të larta, pasi ka qenë pjesë edhe e të rinjëve të Liverpulit.
Për këtë arsye do të largohej nga Shqipëria, por ende nuk është mësuar ekipi i tij i ri. Shumë u përfol për një zyrtarizim në Turqi, por asnjëherë Ngo nuk doli në stërvitje me skuadrën e shumëpërfolur. Së fundmi në rrjetet sociale është publikuar edhe një hipotezë mbi kalimin e ish-sulmuesit të Tiranës në Ligën e Dytë të Anglisë.
Një faqe kjo e cila merret vetëm me transferimet në ligat më të ulëta të Anglisë, ndërsa një lëvizje të tillë drejt Oldham Athteltic nuk do të ishte edhe aq befasuese pasi bëhet fjalë për një ribashkim. /Sport Ekspres/
EXCLUSIVE: ?Oldham Athletic are also showing interest in re-signing former Liverpool striker Michael Ngoo, who most recently played his football in Albania. #OAFC #EFL_HUB pic.twitter.com/Rws0YvcSSA
— EFL HUB ?? (@efl_hub) November 23, 2020