E mbani mend Federiko Makedën? Një dekadë më parë sulmuesi italian debutonte te Mançester Junajtid dhe u duk një zbulim i Sir Aleks Ferguson, sepse shënoi edhe gola me shumë peshë, si ai kundër Aston Vilës në shtesë, që i dha fitoren dhe ishte vendimtar për titullin e Junajtid.
Megjithatë, rritja e tij nuk shkoi si duhej dhe tashmë Makeda është zhdukur nga futbolli i madh.
Është vetëm 26 vjeç, ka ndërruar skuadra pa fund, tani ka përfunduar në Serinë B italiane te Novara, ku më shumë ngroh stolin, sesa luan.
Fundjavën që shkoi Makeda u bë protagonist i një sherri komik dhe doli me karton të kuq, më keq se kaq nuk ka ku të shkojë!
Un sereno #1maggio a tutti voi #CRENOV pic.twitter.com/WXpcvVVaRZ
— delinquentweet (@delinquentweet) May 1, 2018