Pista për Emanuele Ndojin te Tirana merr më tepër formë. Mesfushori shqiotar ka dhënë prej disa ditësh dritën jeshile për t’u transferuar te kampionët e Shqipërisë, por pengesë është bërë menaxheri i tij. Ky i fundit dëshironte në tepët para për veten e tij, prandaj po mbante pezull kalimin në kryeqytet duke pritur për një ofertë më të lartë.
Por Emanuele Ndoji duket i bindur në vendimin e tij për të veshur fanellën e Tiranës dhe këtë e vërteton veprimi i tij i fundit. “Fansat e Futbollit Shqiptar” kanë mësuar se mesfushori i Kombëtares shqiptare ka larguar menaxherin e tij, Luka Pennacchi-n, duke hequr kështu çdo pengesë në rrugën e tij drejt Tiranës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/