Futbollit ka avancuar dukshëm në vitet e fundit, ndërsa përgatitja dhe kushtet që kanë futbollistët që në moshë të hershme, bëjnë që të kenë mundësi të mëdha për të ngjitur shumë shkallë në karrierë. Tashmë nuk ka nevojë për “kartën e identitetit” që trajneri të aktivizojë në ndeshjet e nivelit të lartë dhe në kampionate elitare. Pasi futbolli nuk njeh moshën e lojtarit, por formën e tij.
Njeriu i momentit në Europë është një 19-vjeçar, Erling Haland. Sulmuesi norvegjez nuk po ndalet në aventurën e re që nisi edhe te Dortmundi, duke shënuar në çdo ndeshje, pa marrë parasysh nëse luan si titullar apo e nis nga stoli.
Por nëse kërkojmë një 19-vjeçar të ngjashëm si Haland me interesin e ekipeve të mëdha në rolin e mbrojtësit, nuk duhet të shkojmë larg, Marash Kumbulla. Të gjitha zërat e merkatos janë të vërtetuara për këtë mbrojtës, se në janar ka pasur një luftë mes Interit dhe Napolit për këtë lojtar. Në orët e fundit nga mediat angleze u përfol se edhe Manchester United ka shfaqur interesimin e saj, ndërsa në merkaton e janarit nuk lihej mbrapa as Dortmundi. Duket si një imagjinatë e shfrenuar, por paraqitjet e mbrojtësit shqiptar e kanë dërguar deri në këtë pikë.
Në mbrëmjen e djeshme, Kumbulla bëri një tjetër super paraqitje ndaj Lacios, atje ku Verona e ndali ekipin më në formë të Italisë në një barazim pa gola. Mbrojtësi shqiptar kishte edhe një motiv të veçantë, pasi në stadium kishin shkuar enkas për Kumbullën vëzhgues nga Chelsea. Frenk Lampard ka nevojë për siguri në prapavijë dhe për këtë arsye londinezët kanë udhëtuar deri në stadiumin e Lacios, ku me siguri që paraqitja e Kumbullës ka bërë që rruga të mos i shkojë dëm. /Sport Ekspres/