Një gol, polemika e gafa, Kukësi eliminon me vuajtje Tiranën

Kupa e Shqipërisë ka përcaktuar dy gjysmëfinalistet e para, me Kukësin dhe Laçin që avancojnë më tej.

Sytë ishin në Kukës, ku Kukësi pristeTiranën, në një sfidë ende mjaft të hapur, edhe pse barazimi 1-1 në vajtje favorizonte dukshëm Kukësin. Guri që në minutën e pestë ka shënuar për verilindorët, që kanë dominuar në pjesën e parë dhe mund të shënonin sërish, por Ilion Lika ka qenë në formë të shkëlqyer. Në pjesën e dytë ndeshja u bë shumë e bukur, raste të shumta nga të dy krahët, portierët në formë perfekte, protesta të shumta ngë të dy trajnerët për vendimet e arbitrave dhe një gol i anuluar Kukësit (Bakaj ishte pozicion i rregullt). Në fund Tirana humbi edhe një rast me portën bosh, pasi një top i përplasur në shtyllë u kthye te Mohamed, i cili nga 1 metër distancë goditi mbi traversë.

Gjithçka e thjeshtë për Laçin në Gjirokastër, ku Laçi duhej të mbronte avantazhin 3-0 të vajtjes. Luftëtari luajti me shumë rezerva, sepse la jashtë emra si Ramadani, Rroca, Bregu e Abazaj, ndër të tjerë. Asnjë gol në pjesën e parë, Laçi superior, Luftëtari u dorëzuar shpejt. Sapo ka nisur pjesa e dytë, Rexhinaldo mbylli gjithçka me golin si “ish”.

Kupa e Shqipërisë, çerekfinale kthim

KUKËSI – TIRANA              1-0 (1-1)

Shënues: Guri 5′

Kukësi: Frashëri – Zhderiç, Hoxha, Musolli, Rrumbullaku – Shkodra, Dzaria, Imami, Elton Kale – Bakaj (Idrizi 90’+2) – Guri

Tirana: Lika – Kërçiku, Musa Mohamed, Cake, Hoxhallari – Daja, Karabeci – Greca, Muguna (Çelhaka 46′) – Sentamu – Ngo

Kartonë të verdhë: Zhderiç 39′ / Daja 17′, Hoxhallari 83′

Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Egin Doda, Rejdi Avdo, Blerim Ziri

GOLI

5′ Goditja e parë nga këndi për Kukësin sjell gol. Bakaj kroson bukur në zonë, në qendër të saj Guri krejtësisht i vetëm godet me kokë dhe shënon!

 

LUFTËTARI – LAÇI             0-1 (0-3)

Shënues: Rexhinaldo 49′

Luftëtari: Athanasopulos, Toledo, Janku, Beqiri, Demo, Aleksi, Aurelio, Liçaj, Minga (Rroca 46’), Rapo (Bregu 46’), Lamçja (Abazaj 46’). Trajner: Hasan Lika

Laçi: Selmani, Fangaj, Lulaj, Gjoni, Sefgjinaj, Jonuzi, Bardhi (Lushkja 46’), Kallaku, Uzuni, Shtubina (Zogaj 46’), Rexhinaldo. Trajner: Gentian Mezani.

Kartonë të verdhë: Liçaj 30′, Toledo 34′, Aurelio 61′, Aleksi 85′

Karton i kuq: Kallaku 60′

Gjyqtarë: Klodian Shahini, Fatmir Lamaj, Eraldo Lisaku, Laver Alla

GOLI:

49′ Lushkja jep një kros perfekt nga e djathta për Rexhinaldon, i cili me kokë nuk fal, duke shënuar. Nuk feston afrikani, përballë ish-skuadrës së tij.

EPISODI

60′ Kallaku niset në sulm, Marko Aurelio i pret rrugën me bërrylin e ngritur, faull shumë i rrezikshëm. Mesfushori i Laçit reagon i nervozuar, ndërsa arbitri Shahini i tregon kartonin e kuq. Gafë e arbitrit, faulli më i rëndë ishte i lojtarit të Luftëtarit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online