Ditën e sotme do të luhen edhe tre ndeshjet e mbetura të jaës së 23-të të “Abissnet Superiores“. Tre duele interesante, ku nuk do të mungojnë emocionet. Dy takimet e para do të luhen paralelisht në orën 13:45, kur Kastrioti pret Skënderbeun në finalen e mbijetesës. Të dyja ekipet gjenden në zonën e ftohtë të renditjes dhe një fitore do të tregonte se cila prej tyre do të lu.ftojë deri në fund për të qendruar edhe një tjetër sezon në elitën e futbollit shqiptar. Nga ana tjetër si Vllaznia, ashtu edhe Laçi duan të përfitojnë nga humbja e thellë e Kukësit.
Laçi do të presë Egnatian në një sfidë më të lehtë në letër, por aspak të tillë në fushë. Një fitore sot i shkëput kurbinasit në +8 pikë nga vendi i tretë, si dhe në këtë mënyrë mbajnë të njëjtin hap me Tiranën. Ndërkohë në orën 16:45 në “Loro Boriçi” luhet Vllaznia-Dinamo. Kuqeblutë janë vetëm tre pikë larg Europës, të cilët ka mbundësinë ti arrijë në fushë përballë nëndetëses blu./Sport Ekspres/
03 Mars 2022, java e 23-të
13:45 Kastrioti – Skënderbeu
13:45 Laçi – Egnatia
16:45 Vllaznia – Dinamo