Të shohësh një Ferrari F40 të vitprodhimit 1990 të digjet, padyshim që të vjen keq ta shohësh. Aq më tepër kur mendon se është një nga makinat e rralla të mbetura në treg ndërsa vlera e saj i kalon 1 milion euro. Një ngjarje që është parë të ndodh së fundmi në qytetin e Monakos.
Makina ka marr flakë në mënyrë të menjëhershme teksa lëvizte në një zonë të banuar. Fatmirësisht pronari i Ferrarit dhe një pasagjer më të kanë shpëtuar pa lëndime. Mes flakëve dhe tymit të zi që pushtoi qiellin e Monakos vëmendja u përqendrua edhe te gjesti human i një banori aty pranë.
Sapo pa që poshtë ballkonit të tij po digjej një makinë banori në fjalë e shkeputi zorrën e ujit nga kopshti i tij dhe mundohet të qetësojë flakët që po shkrumbonin Ferrarin. U desh mbërritja e zjarrfikësve që flakët të shuheshin ndërsa sipas disa mekanikëve makina mund të riparohet por kostot do të jenë mjaft të larta./Sport Ekspres/