Një element që mund t’i shërbejë Kombëtares në të ardhmen është edhe Jason Ceka. Sulmuesi anësor i Magdeburgut ka fituar titullin kampion në Bundesliga 3 në Gjermani, me diferencë të madhe nga ndjekësit. Pra nga edicioni i ardhshëm, Ceka do të jetë pjesë e nivelit të dytë të futbollit në Gjermani, atje ku gjendet edhe Klaus Gjasula.
Një sezon i mirë për 22-vjeçarin që ka arritur të shënojë 11 gola në 36 ndeshje. Statistikat janë shumë të mira për Cekën që nëse vazhdon në këtë rrugë, nuk do ta ketë të largët ditën që do të përfaqësojë Shqipërinë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/