Në Shqipëri vazhdon ende bojkoti i futbollit për shkakun se Qeveria nuk ka plotësuar kërkesat e 4 pikave që janë parashtruar nga presidentët e ekipeve të Superiores nëpërmjet Ligës Profesioniste. Edi Rama do ta bënte një reagim të parë duke caktuar Fidel Yllin si negociator për të diskutuar këtë problem.
Fillimisht takimi do të refuzohej nga Liga Profesioniste, pasi kërkohej një ballafaqim i drejtpërdrejtë me Kryeministrin e Shqipërisë, pasi është i vetmi që mund të zgjidhi çështjen. Ndërkohë “Procesi Sportiv” raporton së fundmi se po vazhdon takimi në “Air Albania” mes Fidel Yllit dhe presidentëve të klubeve shqiptare, të cilët kanë pranuar të ulen në bisedime. /Sport Ekspres/