“Një dolli për mjekët dhe policinë, vdekje Koronavirusit”! Futbollisti i Lacios ka një dedikim, por harron që e sheh trajneri

Luis Alberto është duke i kaluar këto ditë të vështira në Itali në karantinë, ashtu si edhe pjesa tjetër e futbollistëve. Lojtari i rëndësishëm i Lacios, ka bërë një dedikim të veçantë që ka tërheq jo pak vëmendjen e njerëzve dhe mediave.

Nëpërmjet disa filtrave dhe aplikacionit në rrjetet sociale që bënte të dukej sikur Alberto ishte në plazh dhe në mes të detit, ka ngritur një dolli me birrë. Këtë të fundit e ka bërë vërtet, ndërsa uron për vdekjen e Koronavirusit, por duke harruar disi që këto imazhe i sheh edhe Inzagi, ndërsa alkoli është i ndaluar për lojtarët, e sidomos në këto ditë kur kanë humbur shumë nga forma e tyre.

“Unë jam në një plazh në Romë, kemi një birrë këtu. Pi vetëm dhe padyshim që po e pi(qesh). Një dolli tani për mjekët që po punojnë në mes të kësaj emergjence, për policinë dhe vdekjen e Koronavirusit. Për momentin që nuk kam një ëmblësirë këtu në shtëpi, po marr edhe pak kakao. Përqafime të gjithëve”, e mbyll mesazhin Luis Alberto. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online