Një derbi vëllazëror në Brazil, 9 kartonë të kuq dhe ndeshje e ndërprerë!

0

Në Brazil, si në gjithë Amerikën e Jugut, herë pas here ndodhin ndeshje anormale, me sherre masive dhe skena lufte.

Një gjë e tillë zakonisht ndodh në sfidat derbi dhe ajo që ndodhi mbrëmë në Salvador, mes dy ekipeve më të mëdha të kësaj krahine, Vitorias dhe Bahias.

Dy klube të rëndësishëm në Brazil, Vitoria e Bahia kanë rivalitet të theksuar në fushë e jashtë saj, ndaj edhe një sfidë për kampionatin krahinor u kthye në betejë.

Me rezultatin 1-1, në minutën e 58-të nisi një sherr i paparë, me bilanc lufte: 3 kartonë të kuq për Vitorian, 4 për Bahian, por kjo e fundit ishte në epërsi numerike në vazhdim, sepse dy kartonë të kuq ishin për lojtarët e stolit.

15 minuta më vonë, nën presion të vazhdueshëm nga Bahia, Vitoria mori edhe një karton tjetër të kuq për një faull neto afër zone.

Zgjidhja e vetme për të evituar fitoren e Bahias, që ishte me 2 lojtarë më shumë? Faulli nuk u lejua të gjuhej, sepse një lojtar i Vitorias mori urdhër që të merrte karton të kuq.

U tha, u bë: futbollisti largoi topin me inat dhe Vitoria mbeti me 6 lojtarë në fushë. Sipas rregullores, ndeshja ndalet, 9 minuta para përfundimit, ndërsa Bahia do të fitojë ndeshjen 3-0 në tavolinë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.