Një derbi mes Tiranës dhe Partizanit mund të zhgënjejë për performancën në fushën e lojës, siç po ndodh rëndomtë në kohët e fundit, por një Partizani-Vllaznia, nuk mundet kurrë. Të dy këto ekipet kanë prodhuar volum loje mbreslënëse sa herë që përballen me njëra-tjetrën. Emocion, grintë dhe kënaqësi për ta ndjekur e parë këtë ndeshje deri në minutat e fundit.
E vetmja keqardhje është për faktin se kjo përballje meriton po të njëjtën vëmendje dhe interes nga tifozët si edhe derbi, pasi ka mundësinë për t’iu përgjigjur në fushë edhe spektaklit të mbështetësve. Fjala humbja është e ndaluar për të dy ekipet që kërkojnë rezultatet pozitive në ndeshjen e nesërme që nis në 16:45. /Sport Ekspres/