Bajram Jashanica është personi që po vuan më shumë në klubin Skënderbeu, jo vetëm për problemet e klubit dhe rrezikun e përjashtimit nga kupat e Europës, por edhe për skualifikimin 2-vjeçar vendosur nga UEFA, për shkak se mbrojtësi ka rezultuar pozitiv në një test anti-doping.
Një dënim i rëndë, për një futbollist mjaft korrekt dhe që nuk kishte asnjë faj për përdorimin e substancës së ndaluar nga Agjencia Anti-doping, por në këto raste paguan sportisti dhe jo stafi mjekësor.
Në pritje të apelit për ndonjë ulje dënimi, Jashanica i gëzohet lajmit se CAS-i i ka kthyer Skënderbeut titullin e sezonit 2015/16.
Me një postim në rrjetet sociale Jashanica ka hedhur një foto të titujve të Skënderbeut dhe komentuar shkurt vendimin e CAS-it, duke shkruar: “E shumë të tjerë do renditen pas tyre”.
–JASHANICA–NJE SUPER-HERO-TEK SKENDERBEU–.Stafi drejtues I SKENDERBEUT-do te vazhdoje perpjekjet PA FUND-per kete futboolist FANTASTIK—deri ne rivendosjen e drejtesise-.URIME JASHANICES PER ME TEJ-..