Një autogol në minutat e fundit dërgon Francën në çerekfinale, Belgjika zhgënjen sërish

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Franca është çerekfinalistja e radhës në këtë Europian. “Gjelat” kanë mposhtur Belgjikën me rezultatin 1-0 në “Dyzeldorf Arena”. Ishte një autogol në minutën e 85 ai që vulosi fatin e këtij takimi.

Goditja brenda zonës e Kolo Muanisë, i futur në fushë si zëvendësues, u devijua nga Vertongeni dhe më pas u ndal në rrjetë. Koha nuk premtonte më për belgët, që nuk ia dolën ta dërgonin ndeshjen në shtesa. Një tjetër zhgënjim në një turbe madhor për Belgjikën, që humb mundësinë të fitojë diçka me brezin e artë që kishte në dispozicion./Halit Delibashi-Sport Ekspres/