Sabien Lilaj është transferimi i bujshëm i Dinamos në këtë merkato të dimrit. Futbollisti i ardhur nga Prishtina ka treguar në një intervistë për “Supersport” edhe arsyen e transferimit te ekipi që drejtohet nga ana e Bledi Shkëmbit. “Fola me presidentin dhe projekti më është dukur shumë serioz.
Edhe ish-kapiteni i Skënderbeut është trajner dhe thashë…pse jo! Ne futbollistët do të përpiqemi që ta kthejmë Dinamon aty ku e meriton. Superiorja është në nivel më të ulët krahasuar kur unë kam qenë pjesë e Skënderbeut. Megjithatë do të flas më mirë kur të përballemi me pretendentët”, tha Lilaj. /Sport Ekspres/