Sende, sharje, ofendime, parulla: këto nuk mungojnë kurrë në Shqipëri, edhe pse stadiumet i sheh më shumë bosh se plot. Sot Komisioni i Disiplinës në FSHF është mbledhur sot për të analizuar ngjarjet e dy javëve të para në Superiore dhe javën e parë në Kategorinë e Parë.
Vetëm disa gjoba, asgjë e veçantë, por bie në sy starti “perfekt” i Flamurtarit: gjobë për sjelljen e tifozerisë si në Korçë, ashtu edhe në Ballsh.
1. KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen kundër FC “Flamurtari”, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë dhe në bazë të nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje do të përshkallëzohen masat disiplinore.
2. FC “Flamurtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen kundër KF “Skënderbeu”, në bazë të nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë dhe në bazë të nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje do të përshkallëzohen masat disiplinore.
3. KF “Tomorri”, për dështimin në përmbushjen e përgjegjësive në organizimin e ndeshjes kundër KF “Bylis”, në bazë të nenin 65/2 të KDS, dënohet me anullimin e rezultatit të ndeshjes dhe me humbjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0 në ndeshjen me KF “Bylis”.
4. FC “Flamurtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen kundër KF “Lushnja”, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) Lekë..
5. KF “Naftëtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen kundër KF “Turbina” , në bazë të nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë dhe paralajmërohet se në rast përsëritje do të përshkallëzohen masat disiplinore. Në aplikim të Nenit 136 të KDS, gjoba shlyhet në masën 50%.
6. KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen kundër KF “Iliria”, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) Lekë dhe paralajmërohet se në rast përsëritje do të përshkallëzohen masat disiplinore. Në aplikim të Nenit 136 të KDS, gjoba shlyhet në masën 50 %.
7. KF “Laci”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen kundër KF “Luftëtari”, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë dhe në bazë të nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje do të përshkallëzohen masat disiplinore.
8. KF “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve ne ndeshjen kundër KF “Kukësi”, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë dhe paralajmërohet se në rast përsëritje do të përshkallëzohen masat disiplinore.