Nisin edhe bastet se ku do të shkojë Mesi, Real Madridi është “bllofi”

Pas gati 2 dekadash Messi duket se do të largohet nga klubi ku shkruajti historinë dhe fitoi 6 Topa të Artë. Pamundësia e katalanasve për të qenë konkurente me skuadra të kalibrit botëror si Bayern, Liverpool apo PSG e ka bërë mjaft të vështirë rinovimin e argjentinasit. Kompanitë botërore të basteve tashmë e quajnë të sigurtë largimin e Messit dhe kanë vendosur koefiçenta për skuadrën që do t’i bashkohet sulmuesi 33 vjeçar.

Klubi më favorit është Mançester Siti, përshkak se drejtohet nga trajneri më i pëlqyer i numrit 10, Pep Guardiola. Së bashku dyshja fituan 2 Champions League dhe këtë sukses mund ta rrijnë tek klubi anglez, duke marë parasysh edhe kualitetin e lartë të lojtarëve në çdo pozicion. Por gjithashtu edhe PSG mund ta transferojë Messin, pasi në këtë skuadër mund të shohim rdhe njëherë sulmin vrastar Messi-Neymar, teksa gjatë kohës në Barcelonë ishin të pandalshëm.

Më poshtë keni koefiçientet e skuadrave që mund të marin shërbimet e 6 herë Topit të Artë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Mançester Siti 1.5
PSG. 8
Chelsea. 13
Klubet e Argjentinës 17
Bayern Munich. 17
Liverpool. 21
Real Madrid. 61

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *