Ekskluzive/ Shorti i rezervoi Granadan, kapiteni Arapi nuk trembet: Futbolli lejon gjithçka, këto ndeshje të ndryshojnë karrierën

Goglat kanë thënë fjalën e tyre ditën e sotme dhe Teuta gjen në turin e dytë të Europa League kundërshtarin më të vështirë që mund të kishte. Klubi spanjoll i Granada-s do të vijë në Shqipëri për vendosur përfundimisht se cili ekip do të vazhdojë më tej rrugëtimin në këtë kompeticion.

Një kundërshtar i madh që vjen në momentin jo të duhur për Teutën. Të paktën i këtij mendimi është kapiteni i skuadrës durrsake, që këtë sezon ka qenë një pikë kyçe në sukseset e arritura për “djemtë e detit”.

Megjithatë futbolli ka treguar shpesh se e pamundura nuk ekziston dhe këtë e di mjaft mirë Renato Arapi, që në një prononcim për “Sport Ekspres” është i bindur për të dhënë më të mirën më fushë, pavarësisht se është i ndërgjegjshëm për diferencat mes dy klubeve.  Më tej Arapi gjen edhe një motiv shtesë për këtë sfidë, pasi mund të rezultojë një pikë kthese në karrierën e lojtarëve të rinj të Teutës, të cilët do të reklamohen në sytë e gjithë Europës.

“Duke parë kushtet që ndodhemi, që do të thotë akoma jemi një ekip i brishtë dhe pa shumë eksperiencë në kompeticionet europiane, mendoj që erdhi në një moment jo të duhur. Por pavarësisht çdo gjëje ne do futemi në fushë për të dhënë maksimumin tonë, pasi futbolli lejon gjithçka.

Po të shikojmë diferencat e ekipit të Granadës, por edhe të dy ligave që përfaqësojmë është shumë e madhe, por ne do ta përgatisim ndeshjen siç duhet për t‘i marr më të mirën  çdo lojtari të ekipit tonë.

Futbolli është një lojë në grup dhe duhen të gjitha komponentet të funksionojnë siç duhet për të arritur tek suksesi. Kjo ndeshje mund të jetë një vitrinë shumë e mirë për lojtarët e rinj, sepse me një paraqitje të mirë në këtë ndeshje mund të ndryshojnë jetën dhe rrjedhën e karrierës së tyre”, është shprehur Renato Arapi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online