“Nise me trajnerin, pastaj me lojtarët e lodhur”! Edmond Dosti i drejtohet Demit: Merr një vendas të qaj hallet, se bën dot italiani

Edmond Dosi ka qenë prej kohësh kundër vazhdimit të Partizanit me trajnerin Sormani. Koha e vërtetoi se kishte të drejtë në këtë mendim, teksa italiani e mori ekipin teksa ishte ende në vallen e titullit, ndërsa sot janë në zonën e “Play-Out”.

Kjo e dëshmon qartë gjendjen se ku ka mbërritur skuadra, ku përgjegjësia e madhe bie mbi trajnerin. Figura e njohur e Partizanit, Dosti, vazhdon me thirrjet e tij drejt presidentit Demi. Jo vetëm për largimin e Sormanit, por duke sygjeruar që koka të kthehet për një trajner shqiptar. Vetëm në këtë mënyrë kryeqytetasit do të kenë mundësi për të kthyer gjendjen e keqe, ndërsa “dashuria me italianët” është duke e dërguar skuadrën në një krizë të thellë dhe në një rrugë që nuk të çon askund. /Sport Ekspres/

Reagimi i plotë

I nderuar z. Gaz Demi! Lexova diku njerin i cili bente thirrje qe disa lojtare duhet te largohen nga Partizani, per mosimpenjim,por kush i solli keta lojtar ?

Nuk jam kundra! Te largohen! Ama i pari qe duhet te largohet, eshte Traineri. (Nuk ka rendesi emri i tij). Sot eshte Sormani, dikush tjeter me vone.

Ju jeni biznesmen dhe e dini mjaft me mire se une se, nqs nje ndermarrje nuk del me fitim, i pari ndeshkohet drejtuesi. Me pas punetoret!

Qendroni ne lartesine e biznesmenit z.Demi! Merrni sa me shpejt vendimin e largimit nga detyra te Trainierit! Me pas veproni sigurisht me punetoret e thjeshte, Lojtaret e Lodhur!

Trainieri i tanishem nuk mund te ndikoje ne rritjen psikologjike te lojtareve. Jo vetem ky, por çdonje trainer i huaj do ishte dështim.

Partizanit tone i duhet nje vendas, i cili te flase me lojtaret. Te qajë hallet! Te nxise! Si mund t’i beje keto nje Italian! Ne ç’gjuhe!

Kjo qe po them nuk ka te beje me ksenofobizem, pasi une vete jetoj jashte.

Largoni sa me pare trainieri aktual! Koha dhe tifozët nuk presin!

Me respekt per ate qe keni bere per Partizanin!

Mokja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *