Shqipëria do të luajë takimet e muajit shtator që janë të vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Fillimisht kuqezinjtë do të udhëtojnë në transfertën e vështirë polake, ku duhet të masin forcat me Kombëtaren pretendente për vendin e dytë. Më pas një tjetër sfidë e vështirë i pret lojtarët e drejtuar nga ana e Rejës, pasi do të ndeshen me Hungarinë.
Por këtë herë në “Elbasan Arena”, duke pasur mbështetjen e tifozëve kuqezi. Pak më parë janë publikuar edhe çmimet e biletave, ndërsa nga dita e nesërme do të nisi shitja e tyre në stadiumin kombëtar “Air Albania” dhe “Selman Stërmasi”, ndërsa në 26 gusht mund të gjenden edhe në “Elbasan Arena”. /Sport Ekspres/
? 5 shtator 2021
Shqipëri ?? – ?? Hungari
? 18:00
? “Elbasan Arena”? Online: ???.??????.????.???
? Nga 23 gushti biletat mund të blihen në Tiranë ?? kombëtar “Air Albania” dhe ? “Selman Stermasi”
? Nga 26 gushti në biletarinë ?? “Elbasan Arena” pic.twitter.com/vE06VHRJBv
— FSHF (@FSHForg) August 22, 2021